10 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një krateri të vullkanit Etna në Itali.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë, ndërsa në video pub likohet momenti kur krateri i vullkanit shpërthen dhe të pranishmit largohen me shpejtësi, por disa prej tyre pësuan lëndime.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Ata janë prekur nga llava e vullkanit Etna. Ky është shpërthimi i tretë në vetëm tre javë mbi Siçili.