Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ky është momenti kur shoferi i dehur përplas policin te vijat e bardha në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Ky është momenti kur shoferi i dehur përplas policin te vijat e

Ky është momenti kur efektivi i policisë në Durrës përplaset nga një shofer i dehur. Ngjarja e rëndë ndodhi përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë, te vijat e bardha. Në pamjet e bëra publike në media duket një automjet që vjen me shumë shpejtësi dhe aksidenton policin.

Ky i fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit u arrestua nga unifromat blu pas ngjarjes.

“Rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur shtetasin M. A. punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët.

Punonjësi i Policisë, shtetasi M. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme,” thuhej në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese