Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Ky është mjeku 97-vjeçar që nuk heq dorë nga profesioni i tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

István Körmendi është doktori 97-vjeçar i cili prej 70 vitesh shërben si doktor i familjeve në Budapest. 

Pasionin dhe dëshirën për mjekësinë ai e ka trashëguar nga i ati  dhe tani është mjeku më i vjetër në Hungari.

Edhe pse është në moshë të thyer ai e ushtron profesionin e tij me të njëjtin pasion dhe dashuri si në fillimet e tij.

“U rrita duke parë babain si punonte. Atëherë nuk kishte klinika publike. Përpara dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, mësoja fshehtas sepse hebrenjve u ndalohej hyrja në universitet”- thotë ai.

Doktori tregon se në mesin e pacientëve që trajton akoma dhe sot është dhe një 70-vjeçare të cilën e ka ndjekur që në moshën kur ajo ishte fëmijë.

“Mes pacientëve të mi është një 70-vjeçare, të cilën e trajtoj që kur ishte fëmijë,” – thotë Körmendi.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, edhe në Hungari janë reduktuar vizitat te mjeku dhe janë kufizuar kontaktet personale.

Më shumë

spot_img
spot_img