Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Ky është Leskua”, Rama i nxjerr foton dhe tallet keq me Bujar Leskajn: Dje dha dorëheqjen, sot i dolën avujt

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një format ndryshe për të motivuar kandidatët e tij përballë kundërshtarëve të PD dhe LSI.

Gjatë një takimi virtual me kandidatët e PS, Rama ka vendosur fotot e tyre përballë atyre të kundërshtarëve, duke i sulmuar me rradhë, nga presidenti Ilir Meta, te Edi Paloka, Monika Kryemadhi e deri te Bujar Leskaj, kandidati i PD në Vlorë që dje u përfol se dha dorëheqjen.

“Ky është Leskua për kë nuk e njeh. Këtu është në restorant, kryetar i KLSH, foto e shkëputur nga një mundje e lirë mes miqsh, pasi i ka mbaruar gjithë rakia e lumit të Vlorës.

Dje sikur kishte dhënë dorëheqjen po ishte vonë. Sot në mëngjes i kanë dalë avujt me siguri do jetë rifutur në garë, sot në darkë do japë prapë dorëheqjen. Dhe SHQUP-i do vendosë një taksi ambulancë për nxjerrje pije çdo natë”, tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll