Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ky është ekipi i ri i PD: Nga kryetari Sali Berisha te Sekretarët dhe anëtarët e Kryesisë!

Shkruar nga Newsbomb
Ky është ekipi i ri i PD: Nga kryetari Sali Berisha te Sekretarët

Partia Demokratike e rithemeluar ka prezantuar sot ekipin e ri drejtues, nga kryetari te nënkryetarët, sekretarët dhe anëtarët e Kryesisë. Deputetja Albana Vokshi ka prezantuar sot strukturat e reja dhe emrat përkatës.

Kryetari i PD është Sali Berisha, siç u vendos pas votimit të bazës së kësaj force politike, ndërkohë Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi janë dy nënkryetarët e selisë blu. Njëri prej tyre do mbajë dhe postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Flamur Noka është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i PD, shkruan neësbomb.al. Gjithashtu janë dhe disa sekretariate të tjera me emra që kanë qenë në PD, bashkëpunëtorë të Berishës dhe persona që janë angazhuar në betejën e rithemelimit.

Anëtarët e Kryesisë që janë zgjedhur në Sekretariate, janë larguar duke i lënë vendin të zgjedhurve të tjerë. Kështu përmbyllet zyrtarisht procesi zgjedhor në Partinë Demokratike.

KRYESIA DHE ORGANET DREJTUESE TË PDSH

Pas votimit për Organet Drejtuese të PDSH më datë 3.6.2022, bazuar në Statutin e PDSH të ndryshuar në Kuvendin Kombëtar të datës 30 prill 2022, ekipi i ri drejtues i Partisë Demokratike është si më poshtë vijon:

  • Sali Berisha – Kryetar i Partisë Demokratike
  • Luciano Boçi                Nënkryetar i PD
  • Oerd Bylykbashi          Nënkryetar i PD
  • Flamur Noka                Sekretar i Përgjithshëm
  • Ervin Minarolli             Sekretar për Organizimin dhe Burimet Njerëzore
  • Ivi Kaso                       Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
  • Ledina Mandia             Sekretar për Transparencën, Luftën kundër Korrupsionit dhe Kthimin e Pronave
  • Edmond Spaho           Sekretar për Integrimin Europian
  • Bisilim Ahmetaj          Sekretar për të Drejtat e Njeriut
  • Lorenc Luka                Sekretar për Integrimin e të Përndjekurve Politikë
  • Jola Hysaj                   Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun
  • Indrit Hoxha                Sekretar për Emigracionin Diasporën dhe Organizimin e PD jashtë vendit
  • Ylli Asllani                  Sekretar për Pushtetin vendor
  • Megi Balliu                 Sekretar për Organizatat Partnere

KRYESIA E PARTISË DEMOKRATIKE

  • Agron Shehaj
  • Aldo Bumçi
  • Arben Ristani
  • Bardh Spahia
  • Belind Këlliçi
  • Edith Harxhi
  • Eleina Qirici
  • Enno Bozdo
  • Fatbardha Kadiu
  • Floriana Garo
  • Florion Mima
  • Genc Deromemaj
  • Gent Strazimiri
  • Grigels Muçollari
  • Ina Zhupa
  • Jozefina Topalli
  • Keltis Kruja
  • Luan Baçi
  • Mimoza Hajdarmataj
  • Sorina Koti
  • Albana Vokshi – Kryetare e LDGSH

KOMISIONI APELIT

  • Adriana Kalaja                       Kryetare
  • Elton Bano                             Anëtar
  • Anxhela Malko                        Anëtar
  • Ledio Nura                             Anëtar
  • Gledis Çela                             Anëtar

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll