Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Ky është Çajup Selimi që u vra te shkallët e pallatit, pronar biznesi që denonconte konkurencën e pandershme, dyshohet se e vrau…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Personi që shihni në foto është Çajup Selimi, 52 vjeç i mbetur viktimë mbrëmjen e sotme në lagjen “15 shtatori”, te hyrja e pallatit të tij.

Ai është qëlluar me pistoletë nga një person ende i paidentifikuar, që burime për mediat thonë se fshihet në një pallat i rrethuar nga forcat e policisë.

Çajupi nuk ishte person me rekorde kriminale apo njeri problematik, ishte thjeshte një pronar biznesi të vogël, por që shpeshherë denonconte problematike dhe kishte pakënaqësi nga konkurenca e pandershme.

Në vitin 2018 Selimi u përlesh me dy persona, të cilët e goditën e atë me mjete të forta. Asokohe familjarët e tij do të deklaronin se ai ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera.

Për ngjarjen në vitin 2018 u ndalua Risiano Abedini, po nga Tepelena.

Një nga pistat paraprake ku dyshohet është pikërisht kjo, mosmarrëveshjet dhe zënkat për shkak të konkurencës, por pritet që autoritetet të zbardhin gjithçka.

52-vjeçari pasi u qëllua me armë u dërgua në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Policia vijon aksionin për kapjen e autorit.

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Lexo edhe: U qëllua me armë zjarri në qendër të Tepelenës, vdes 52-vjeçari Çajup Selimi

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img