Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ky është “Buzëderri” që i vranë të birin me snajper, pjesë e bandës “Gaxhai”

Shkruar nga Newsbomb

Ky është Sokol Sinomati, i njohur ndryshe me nofkën “Buzëderri”, të cilit mbrëmjen e 7 janarit i ekzekutuan në ballkonin e banesës të birin vetëm 23-vjeç, Gëzim Sinomatin. Sokol Sinomati shihet i ulur në bankën e të akuzuarëve me bandën e “Gaxhait” në vitin 1999 në Gjykatën e Tiranës.

Ne foto: Sokol Sinomati Ne foto: Sokol Sinomati

Sinomati njihet si anëtari i bandës së Gazment Brakës alias “Gaxhai” në vitin 1997 në Vlorë. Ky i fundit ka qenë i dënuar për  “Krijim i bandës së armatosur” dhe “Kryerje e krimeve nga bandat e armatosura”. Në moshën 27-vjeçare, në vitin 2000, ai tronditi qytetin e Vlorës, duke qëlluar me breshëri automatiku ndaj Sokol Nuhos. Sinomati zbriti nga makina e tij tip “Benz”, dhe qëlloi në mes të ditës me breshëri automatiku ndaj  Nuhos, në atë kohë 29 vjeç. Ky i fundit ishte i armatosur, dhe prandaj i është kundërpërgjigjur për vetëmbrojtje duke qëlluar me pistoletë teksa qëndronte i ulur brenda në lokal. Fatkeqësisht, vdekjen e gjeti një i pafajshëm, Luigj Xhafa, kalimtar i rastit, edhe pse shënjeshtër ishte Nuho.

Sinomati më  3 janar të 2000  përfundoi në burg. Pasi përfundoi dënimin, në 2017 u largua drejt Belgjikës aty ku dhe u arrestua në vitin 2021 për çështje droge, Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Shqipëri, pasi akuzohej për një ngjarje të ndodhur në 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku.

Sipas asaj që u bë me dije më herët për 10 ditë Sokol Sinomati do të linte qëlinë dhe ishte i biri, Gëzimi, ai i cili po e priste të atin për t’u larguar më pas drejt Belgjikës aty ku dhe jetonte.

Ne foto: 23 vjecari qe humbi jeten, Gezim Sinomati Ne foto: 23 vjecari qe humbi jeten, Gezim Sinomati

Kujtojmë se ditën e sotme Sokol Sinomati mori pjesë në ceremoninë e varrimit të së birit 23-vjeçar. Newebomb solli më herët pamjet kur dhjetëra makina policie shoqëronin ish-anëtarin e bandës së Gaxhait.

@newsbomb.albania Blindohet Vlora, Sokol Sinomati i njohur me nofkën ‘buzëderri’ merr leje nga burgu për varrimin e djalit që iu vra me snajper duke pirë cigare në ballkon Newsbomb.al sjell pamjet kur dhjetëra makina policie shoqërojnë ish-anëtarin e bandës së Gaxhait, i cili është dënuar për vrasjen e Luigj Xhafës në vitin 2000, edhe pse si shënjestër ishte Sokol Nuho. #fyp #viral #vrasje #bandadroge #vrasesmepagese #gezimsinomati ♬ original sound - newsbomb.albania

Si ndodhi vrasja e Gëzim Sinomatit, djalit të Sokol Sinomatit:

Ekzekutimi i 23-vjeçarit pabesisht me snajper në ballkonin e shtëpisë duke pirë cigare ka tronditur qytetarët e Vlorës dhe vendit. Ka dyshime që qitja me snajper është bërë nga automjeti tip “BMW” që më pas u gjet i i djegur pranë stacionit të trenit në dalje të qytetit të Vlorës, në lagjen “24 Maji”.

Gjatë kontrolleve, në makinë “BMW” është gjetur edhe vendi ku ishte fshehur arma tip ‘snajper’, por ende nuk ka asnjë gjurmë sa i takon autorëve të dyshuar.

23-vjeçari Gëzim Sinomati, i cili u qëllua me snajper në Vlorë mbrëmjen e 7 janarit, nuk ishte një person i panjohur për policinë. I riu kishte pak kohë që ishte kthyer nga Belgjika, por u vra pabesisht teksa rrinte në ballkonin e banesës së tij, në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri”.

Ai kishte vetëm një muaj në Vlorë pasi i kishte vdekur gjyshja. I riu do të priste që dhe i ati të dilte nga burgu dhe më pas të largohej drejt Belgjikës. Deri më tani pista që po hetohet është ajo e hakmarrjes, mirëpo Prokuroria bëri me dije se janë duke hetuar edhe për ngatërresë shënjestër.

Dyshohet se autorët mund të kenë ngatërruar shënjestrën, pasi objektiv mund të ketë qenë xhaxhai i tij Bernard Sinomati, i cili kishte rreth një vit që jetonte në Vlorë. Kujtojmë se Bernard Sinomati i shpëtoi një atentati me tritol më 3 janar të vitit 2022.

Ballkoni i shtepise ku u ekzekutua i riu Ballkoni i shtepise ku u ekzekutua i riu

 

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese