
Personi që shihni në foto është autori i dyshuar për ngjarjen që u regjistrua sot rreth orës 06:45 në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë.
Autori i dyshuar qëlloi me armë zjarri ndaj makinës që drejtohej nga Rudolf Zefi, 42 vjeç. Për fat të mirë plumbat nuk e kapën 42-vjeçarin, i cili gëzon shëndet.
Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se autori ishte në këmbë në momentin kur qëlloi kundrejt makinës së 42-vjeçarit.
LEXO EDHE: Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, autori në arrati
Pasi qëlloi me armë zjarri, autori u largua nga vendngjarja dhe u arratis. Policia nuk e ka identifikuar plotësisht autorin.
Sipas disa burimeve dyshohet se autori nuk ka shumë kohë që ka dalë nga burgu.
Ndërkaq, Rudolf Zefi ka thënë se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk e di se kush mund ta ketë sulmuar. Rudolf Zefi ka një biznes ne zonën e Medresesë. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.