Një masakër është shënuar ditën e sotme në një universitet në Pragë, ku një person hyri i armatosur dhe vrau 11 persona.
Mediat e huaja raportojnë se autori i kësaj ngjarje të rëndë është David Kozak. Kozak hyri i armatosur në univeristet dhe filloi të gjuante me breshëri pumbash në kordoret e universitetit.
Në përpjekje për t'i shpëtuar të shtënave me armë, disa studentë dolën nga dritaret dhe u ulën në parvaz, por njëra nga vajzat nuk mundi të mbahej dhe ra, duke u bërë viktima e katërt e sulmit.
Autori kur dëgjoi sirenats e policisë i dha fund jetës, duke u bërë personi i 11 që humbi jetën në këtë ngjarje. Një numër i lartë studentësh kanë mbetur të plagosur, raportohet se janë plagosur 30 persona, ku 9 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Lexoe edhe: Masakër në Pragë, 11 viktima dhe 30 të plagosur nga sulmi me armë në një Universitet