Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ky është 64-vjeçari që humbi jetën sot pasdite si pasojë e flakëve që i “kapluan” shtëpinë, gruaja tek Ushtaraku në gjendje të rëndë

Shkruar nga Newsbomb
Ky është 64-vjeçari që humbi jetën sot pasdite si

Personi që shihni në foto është viktima e sotme nga zjarri i madh që i shkoi deri tek dera e shtëpisë.

Andrea Haxhiaj është 64-vjeçari qqë bashkë me gruan e tij po përpiqeshin të fiknin zjarret me mjete rrethanore, por nuk ia dolën dot. Flakët e mëdha dhe tymi i morën jetën atij ndërsa gruas i ra të fikët nga asfiksimi.

Ajo mori plagë të rënda në trup dhe u dërgua në spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Më pas gjëndja e saj është rënduar së tepërmi dhe është sjellë me urgjencë në spitalin Ushtarak.

Gjirokastër/ Informacion paraprak:

Rreth orës 17:00, njoftohemi se në fshatin “Asim Zeneli”, në bahçen në afëri banesës së tij, shtetasi A. H., rreth 64 vjeç, ka humbur jetën, si pasojë e flakëve të përhapura nga një vatër zjarri në fshatin “Asim Zeneli”.

Gjithashtu ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, shtetasia T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëse. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll