Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ky është 49-vjeçari që u vra nga e bija në Durrës

Shkruar nga Newsbomb

Ky është 49-vjeçari, Pëllumb Meta, i cili u vra në mënyrë monstruoze nga vajza e tij 19-vjeçare, Hygerta Meta.

Ngjarja ndodhi ditë më parë në fshatin Shënavlash të Durrësit, ndërkohë u zbardh së fundmi nga Policia e qytetit bregdetar. Sipas informacioneve paraprake, Pëllumb Meta, ishte tip shumë autoritar në familje dhe askush prej tyre nuk guxonte t’i kthente fjalën. Familja Meta, përbëhej nga 6 pjesëtarë, 4 fëmijët, dy djem dhe dy vajza, 49-vjeçari dhe bashkëshortja e tij.

Larjmeri i vdekjes se 49-vjeçarit/ Ne foto Pellumb Meta Larjmeri i vdekjes se 49-vjeçarit/ Ne foto Pellumb Meta

Ka qenë një nga djemtë ai i cili u paraqit pranë Komisariatit të Durrësit më 13 shkurt duke denoncuar zhdukjen e së atit.  Që prej atij momenti blutë e qytetit bregdetar filluan kontrollet dhe fillimisht gjetën makinën e të ndjerit, të parkuar në aksin Shënavlash-Parku Rinia që ishte shumë larg nga banesa e tij.

Lexo edhe: Horror në Durrës, donte ta fejonte me zor, vajza vret dhe varros në oborr babain

Policia kishte dyshime se kishte të bënte me një ngjarje kriminale dhe nisi marrjen në pyetje të gjithë anëtarëve të familjes. Ka qenë vetë e reja e cila ka rrëfyer krimin e rëndë, pas insistimit dhe marrjes në pyetje disa herë nga efektivët. Ajo tregoi se ka vrarë babanë e saj pasi ai donte ta fejonte pa dëshirë me një emigrant.  Vajza, 19 vjeç ishte studente në viti e parë të Ekonomikut dhe nuk ishte aspak dakord që te fejohej pasi donte të vazhdonte shkollën.

Pamje nga vendi i ngjarjes Pamje nga vendi i ngjarjes

Sipas dëshmisë, Hygerta Meta, ka deklaruar se 49-vjeçarin e vrau pranë banesës në një kasolle, me një pistoletë, të cilën thotë se e ka pasur i ati pasi punonte si roje nate.

LEXO EDHE: Krimi monstruoz në Durrës, vajza e vrau, e lidhi dhe e paketoi me qese të atin

Doja të ndiqja ëndrrat e mija, të vazhdoja shkollën, dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur fitova shkollën. Ai donte të më fejonte me dike që nuk ishte në nivelin tim. Me një djalë nga fshati, emigrant në Itali, por unë nuk doja dhe e vrava”, mësohet të jetë shprehur e reja para policisë.

Ndërkohë, sipas ekspertizës paraprake ka rezultuar se trupin e 49-vjeçarit e kishin lidhur me litar dhe e kishin paketuar me qese plastike para se ta varrosnin.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese