Ndër projektet e Bashkisë Kamëz që do të zbatohen gjatë vitit 2016 është edhe ndërtimi i sheshit të ri në qendër të qytetit, pranë Pallatit të Kulturës, me sipërfaqe 3936 metra katrorë.
Ky është një nga investimet e shumta që janë pjesë e financimeve të buxhetit të bashkisë për vitin 2016. Zbatimi i këtij projekti përbën fazën e parë të ndryshimit të pamjes së qytetit, e cila promovohet në një kohë që Bashkia është në një fazë të zbatimit të shumë projekteve që kanë lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve të Kamzës.
Përveç gjelbërimit (që përfshin mbjellje e pemëve dekorative dhe luleve) dhe ndriçimit të bollshëm do të ketë një shatravan, çezëm uji, kosha mbeturinash etj.
Për realizmin e këtij projekti kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim edhe institucione dhe personalitete të huaja, si konsulli i Ambasadës Austriake, Wolfgang Marchardt.