Hapësire reklamuese

Politikë

“Ky agresion është vetëm politik”, Jozefina Topalli për sulmin ndaj Berishës: Opozita e di kush është frymëzuesi

Shkruar nga Newsbomb
“Ky agresion është vetëm politik”, Jozefina Topalli

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar pas incidentit që ndodhi këtë të martë ku kreu i PD-së Sali Berisha u godit me grusht nga Gert Shehu 31-vjeç.

Agresioni ndaj Kryetarit te opozites  zotit Sali Berisha, kur ai po drejtonte nje proteste kundra pushtetit aktual, eshte nje nga momentet me te erreta ne historine 30 vjecare te pluralizmit ne Shqiperi.

Ajo me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se sulmit fizik ndaj Berishës është vetëm politik dhe thotë se kjo vjen në një kohë kur është shtyrë gjyqi për vulën e PD, apo kur sulmohet media.

Ajo ndër të tjera thotë se sulmi në protestë është thelbi i kulturës të dhunës dhe i mos pranimit të misionit opozitar.

Postimi i plotë i Topallit:

Ky agresion eshte vetem politik.

Opozita shqiptare natyrisht nuk sjell faqen tjeter ndaj dhunes brutale te ushtruar me te gjitha format ndaj opozites shqiptare e mbi te gjitha mbi kryetarin e saj zotin Sali Berisha.

Kjo vjen pas shtyrjes se gjyqit per emrin e Partise Dëmokratike.

Kjo vjen pas presionit ndaj medias. Kjo vjen pas blerjes se ish kryetarit te Pd per 10 vite; kjo vjen pasi disa deputete pseudo opozitar perpiqen ne cdo forme te demtojne misionin e shenjte te opozitarizmit.

Brutaliteti i pushtetit ndaj kryetarit te opozites eshte  pa burrni.

Agresioni ndaj kryetarit te opozites ne proteste eshte thelbi i kultures te dhumes dhe i mos pranimit te misionit opozitar!

Lironi agresion.

Opozita e din kush eshte frumezuesi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu