Hapësire reklamuese

Showbiz

Ky 30-vjetor e gjeti si një “sirenë”, FOTO nga brenda super festës “nënujore” të Armina Mevlanit

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e djeshme blogerja e njohur, Armina Mevlani festoi ditëlindjen e saj të 30-të.  E në këtë ditë kaq speciale për të nuk kishin si të mungonin edhe urimet nga njerëzit e saj më të dashur, fansat dhe miqtë.

Përmes “Instagramit”, Armina na ka treguar gjithçka sa i përket ditëlindjes së saj, nga dhuratat, buqetat me lule deri te super festa e organizuar.

Tashmë është traditë dhe të gjithë e dimë që Armina çdo vit sjell një ditëlindje ndryshe dhe këtë vit kishte zgjedhur si tematikë jetën nënujore, ku ajo ishte sirena e mbrëmjes.

E veshur me një fustan të ngushtë, gri me gurë, blogerja shkëlqen e tëra.

Duket se ajo e ka shijuar në maksimum festën e saj, ku kanë qenë të pranishëm familjarë e miq të shumtë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll