Hapësire reklamuese

Bota

“Kërcet” arma mes Policisë dhe bandave kriminale, vdesin 25 persona, mes tyre një oficer

Shkruar nga Newsbomb
“Kërcet” arma mes Policisë dhe bandave kriminale, vdesin

Të paktën 25 persona, përfshirë një oficer policie janë vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri në Rio de Janeiro.

Shkëmbimi i zjarrit ndodhi gjatë një operacioni policor në zonën Jacarezinho të qytetit.

BBC raporton se Policia Civile nisi operacionin pasi mori njoftime se trafikantët e drogës po rekrutonin fëmijë për bandën e tyre.

Dy pasagjerë në një tren të metrosë u goditën nga plumbat, por mbijetuan.

Policia Civile në qytet konfirmoi vdekjen e një prej oficerëve të tyre, inspektorit të policisë Andre Leonardo de Mello Frias.

Në një deklaratë në Facebook ai tha se: "ai nderoi profesionin që ai e donte dhe do të mungojë". .

Sipas lajmeve të medieve lokale, banda e shënjestruar në këtë bastisje ishte përfshirë në trafik droge, vrasje dhe rrëmbime.

Rio de Janeiro është një nga shtetet më të dhunshme të Brazilit dhe zona të mëdha janë nën kontrollin e kriminelëve, shumë prej tyre të lidhur me banda të fuqishme të trafikut të drogës.

Forcat e sigurisë në Brazil shpesh janë akuzuar për përdorim të tepruar të forcës kundër popullatës civile gjatë operacioneve anti-krim në qytetet e mëdha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu