Tirana
clear sky
16.3 ° C
16.3 °
16.3 °
82 %
3.1kmh
10 %
Mër
24 °
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
20 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Kuvendi VOTON ndryshimet në Qeveri: Belinda Balluku zë vendin e Ahmetaj, Majlinda Dhuka bëhet Kryenegociatore

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme plenare, për votimin e ministres së Energjitikës Belinda Balluku edhe në postin e zv.kryeministrit dhe lirimin nga detyra të Arben Ahmetaj.

Po ashtu, deputetët kanë votuar me shumicë votash edhe për lirimin e Zef Mazit nga posti i Kryenegociatorit me Bashkimin Europian dhe emërimin në këtë detyrë të Majlinda Dhukës. Këto ndryshime u bënë ditë më parë me urdhër të kryeministrit Rama.

Seanca e sotme është parashikuar sipas Rregullores pa debat dhe kjo u lajmërua sot dhe nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Megjithatë, nga PD folën Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha, të cilët kërkuan hapjen e debatit. Në sesionin e dytë të punimeve, opozita bojkotoi procesin.

“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore & Ministre Shteti pranë kryeministrit”, shkroi kryeministri në Tëitter.

“Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre”, vijoi Rama më 25 korrik.

 

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img