Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Kuvendi voton ligjin për “Eurobondin”, Bardhi kundërshton Nikollën: Mos vepro në bazë të sms-ve nga Taulant Balla; Përgjigjet kreu i Grupit të PS: Po ça ke? Të ngeli në gojë emri im

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pak minuta më parë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka hapur votimin për “Eurobondin”, i cili është miratuar me votat e mazhorancës. Por menjëherë pas votimit ka ardhur kundërshtimi nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili u shpreh se ky projekt vendim i Këshillit të Ministrave nuk është në sistem dhe as përpara deputetëve.

Ai tha se Nikolla nuk po respekton rregulloren, por po merr urdhra me sms nga Taulant Balla. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, i cili u shpreh se Nikolla ka respektuar rregulloren dhe citoi nenin 28 të Rregullores së Kuvendit.

Gazment Bardhi: Ku e ke projektvendimin? Çfarë do të votojmë ne? Si mund të votojmë ne kur projektvendimin nuk e kemi as në sistem dhe as përpara. Këtë kërkesë të Këshillit të Ministrave për procedurë të përshpejtuar duhet ta fusnit në sistem. Nuk mund të shtoni gjëra pa njoftuar deputetët dhe t’i thoni deputetëve t’i votojnë. Shpallni anulimin e atij votimi. Kuvendi duhet të funksionojë në bazë të rregullores, jo në bazë të sms-ve që ju vijnë nga Taulant Balla.

Taulant Balla: Të ngeli në gojë emri im. Po ça ke m? Hiqe nga goja emrin tim se s’ka të bëjë me mua kjo punë. Lexojeni 30 herë nenin 28. Kryetari i Kuvendit është i detyruar ta njoftojë sallën menjëherë dhe e bëri këtë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img