Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kuvendi votoi ligjin për Zonat e Mbrojtura, aktivistët përplasen me Braçen: Turp

Shkruar nga Newsbomb
Kuvendi votoi ligjin për Zonat e Mbrojtura, aktivistët përplasen

Një grup aktivistësh të shoqërisë civile janë mbledhur jashtë ambienteve të Kuvendit për të protestuar lidhur me projektligjin që u votua në Kuvend për Zonat e Mbrojtura.

Pas përfundmit të seancës, ku u miratua ligji për Zonat e Mbrojtura, ambientalistët kanë sulmuar deputetin e PS, Erion Braçe duke i thënë “turp”.

Ambientalistët: Turp! Turp! Turp! E votove ligjin Erion Braçe? E votove Divjakën?

Braçe: Paskeni marrë edhe hajdutin e kohës së Saliut me vete? E keni marrë edhe atë aty? Se ai hajduti i Saliut e ka mbrojt Divjakën. Ai hajduti i Saliut e keni aty.

Lexo edhe: Votohet për 7 minuta ligji për Zonat e Mbrojtura dhe marrëveshja me Italinë

Për rreth 7 minuta e 30 sekonda parlamenti miratoi sot ligjin për Zonat e Mbrojtura. Sipas opozitës ligji për zonat e mbrojtura e do ta kthejë Shqipërinë  në shesh ndërtimi për resorte e komplekse pallatesh për të mbushur xhepat e qeveritarëve dhe e gjitha kjo sipas opozitës do të jetë në dëm të florës, faunës dhe peizazhit natyror të vendit.

Ndryshimet në “Ligjin për Zonat e Mbrojtura” që u votuan  sot në Kuvend  i japin të drejtën bashkive të menaxhojnë të paktën  20% të territorit të tyre. Mirëpo, ekspertët mjedisorë paralajmërojnë se projektligji zhduk përfundimisht Zonat e Mbrojtura, me Nartën në krye të listës pasuar nga zona të tjera në bregdet, me pasoja shkatërruese për florën dhe faunën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese