Hapësire reklamuese

Politikë

Kuvendi shtyn seancën plenare të 26 majit, asnjë njoftim për arsyen

Shkruar nga Newsbomb
Kuvendi shtyn seancën plenare të 26 majit, asnjë njoftim për

Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë seancën plenare të parashikuar për datën 26 maj. Punimet e Kuvendit të parashikuara për ditën e nesërme, do të zhvillohen në një datë tjetër.

Megjithatë, në një reagim të shkurtër thuhet se seanca e nesërme do anulohet, por shkaqet që kanë çuar në marrjen e këtij vendimi nuk dihen.

“Ju njoftojmë se seanca  plenare e ditës së nesërme, e enjte, datë 26 maj, e parashikuar në kalendarin e  punimeve të Kuvendit, nuk do te zhvillohet. Kjo seance do të zëvendësohet në një datë tjeter që do t’ju bëhet me dije në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.

Paraprakisht, mendohet se ky zhvillim ka lidhje me finalen e Conference League që do të mbahet mbrëmjen e sotme në Tiranë, në stadiumin "Air Albania". Mijëra tifozë kanë ardhur në kryeqytet dhe të tjerë po vijnë sot që prej orëve të mëngjesit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu