Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Kuvendi shkarkon të gjithë anëtarët e Radio Televizonit të Kosovës, opozita akuzon Qeverinë Kurti: Do ta shndërrojë në zyrën e vetë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar sot nga detyra të gjithë anëtarët e Radi Televizonit të Kosovës. Nuk dihet se për çfarë arsye ka ardhur ky shkarkim, me mediat vendase që bëjne me dije se shumica ka votuar pro dhe të gjithë anëtarët janë shkarkuar.

Anëtarë e Bordit të RTK-së të shkarkuar sot:

  1. Sali Bashota u shkarkua  me 64 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim;
  2. Agron Gashi  u shkarkua me 64 vota për, asnjë kundër një abstenim;
  3. Blerim Geci me 64 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim;
  4. Ilir Bytyçi u shkarkua me 64 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim;
  5. Albinot Maloku u shkarkua me 64 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim;
  6. Bajram Mjeku u shkarkua me 63 vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime;
  7. Petrit Musolli u shkarkua me 64 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim ;
  8. Fadil Miftari u shkarkua me 64 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetur në tërësi këtë veprim. Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, në seancën e sotme u vendos për shkarkimin e këtij bordi, në bazë të votave shumicë që pati Lëvizja Vetëvendosje. Sipas tyre, Qeveria “Kurti” po tenton që RTK-në ta shndërrojë në zyrë e vet.

Anëtarët e shkarkuar kanë reaguar menjëherë pas shkarkimit. Ata janë shprehur se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për të kundërshtuar këtë vendim, teksa konsideruan se i njëjti është një goditje e rëndë ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së mediave.

“Veprimi i sotëm i shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës për shkarkimin e Bordit të RTK-së është  politik, antiligjor dhe paraqet ndërhyrje flagrante në punën e transmetuesit publik. Ky vendim është goditje e rëndë ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së mediave”, thuhet në reagimin e tyre.

Më tej, ata u kanë bërë thirrje organizatave vendore dhe ndërkombëtare që të reagojnë ndaj këtij vendimi.

“Arsyetimi i shumicës parlamentare për shkarkimin e Bordit të RTK-së nuk ka asnjë argument faktik, përpos motivit të qartë politik. Bordi aktual ka qenë një ndër bordet më profesionale, i përbërë nga emra të njohur të fushës akademike dhe të mediave. Bordi i RTK-së do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar këtë vendim arbitrar.  Bordi i RTK-së i bën thirrje organizatave vendore dhe ndërkombëtare të cilat merren me mbrojtjen e lirisë së mediave që të reagojnë ndaj këtij vendimi politik dhe arbirtrar  të shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës.”

Më shumë

spot_img
spot_img