Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Kuvendi rrëzon Metën për Gjendjen Civile, miraton projektligjin për Censusin e popullsisë dhe ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Martyt

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

87c6aa2397647645b2d470e485907d83

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar në seancën e sotme plenare dekretin e Presidentit Meta për Gjendjen Civile. Ndërkohë, është miratuar projektligji për Censusin e popullsisë dhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për Raportin e Dick Marty.

Në dekretin e tij, Meta i kërkonte Kuvendit që të falte të gjitha gjobat e gjeneruara nga mosdeklarimi në kohë i vendbanimit të ndryshuar të qytetarëve, duke ruajtur njëkohësisht qëndrueshmërinë e ligjit dhe detyrimin e qytetarëve për të deklaruar çdo ndryshim në kohë.

Por ligjvënësit nuk kanë pranuar arsyet e Presidentit dhe kanë rrëzuar me 85 vota kundër dekretin, 8 pro dhe 8 abstenim.

Gjithashtu, Kuvendi ka miratuar sot me 85 vota pro, 11 kundër dhe 5 abstenim projektligjin “Për Censin e popullsisë dhe banesave”. Ai synon t’u ofrojë Kuvendit, qeverisë, njësive të vetëqeverisjes vendore dhe gjithë organizatave të tjera të dhëna të besueshme statistikore për planifikimin dhe realizimin e politikave të përgjithshme të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim është miratuar nga Kuvendi propozimi i socialistit Taulant Balla për ngritjen e një Komisioni Hetimor për raportin e paraqitur nga Dick Marty, për krimet e luftës.

Ky Komision “do të administrojë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dick Marty, për rolin të cilin pretendohet se kanë luajtur, përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtëquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë.”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img