Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Kuvendi rrëzon kandidatët për KLP dhe KLGJ, nuk morën shumicën e votave (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kuvendi nuk ka votuar në seancën e sotme plenare kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Mirela Bogdani, Yllka Rupa, Ilir Rusi si edhe Oriona Muçollari nuk kanë arritur që të marrin shumicën e votave në Kuvend, si anëtarë të KLP dhe KLGJ. 

“Vendim për listën e dytë në bllok të kandidatëve të zgjedhur të KLGJ nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe shkollës së magjistraturës, sipas ligjin numër 115/ 2016, për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Oriona Muçollari dhe Ilir Rusi, pro 80 vota, kundër zero, abstenim 2, shumica nuk është arritur dhe çështja rikthehet në nënkomision për të miratuar një listë të re.

Për kandidatët për KLP, Mirela Bogdani Yllka Rupa, pro 75, kundër 1, abstenim 5 shumica nuk është arritur dhe çështja rikthehet në nënkomision për të miratuar një listë të re”, u shpreh kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img