Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
1kmh
0 %
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
16 °
Mar
9 °
E premte, 24 Mars, 2023

Kuvendi pranon kërkesën e deputetëve të PS, 8 kolegë demokratë përjashtohen për 10 ditë

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë, ka marrë vendim për të përjashtuar 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet përkatëse, 10 deputetë të opozitës të cilët në një nga seancat e fundit bllokuan foltore.

“U mor vendimi për të përjashtuar për 10 ditë të gjithë deputetët që janë parashtruar në kërkesë. Ne do të marrim vendim me të gjithë deputetët e tjerë, për një strategji si do vazhdojmë”, tha ndër të tjera Bledjon Nallbati, deputet i PD.

Tetë deputetët e përjashtuar nga veprimtaria parlamentare për 10 ditët e ardhshme janë: Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Mbledhja për këtë çështje e vendim ka nisur prej orëve të paradites së kësaj të mërkure, me debatet që kanë nisur mes deputetëve të PD dhe PS, në Komisionin e Etikës. Drejtuesja Klotilda Bushka ka kërkuar që të ndërpritej transmetimi i drejtpërdrejtë, ndërsa demokratët u janë drejtuar platformave online.

Debatet vijuan me përplasje dhe akuza me deputetët demokratë që e cilësonin mbledhjen “nul” sepse sipas tyre, kishin kaluar afatet dhe kërkesa ishte bërë nga shtatë deputetë jo aktiv në parlament. Motivet sipas demokratëve ishin politike, për të feshehur aferën Rama-McGonigal.

Lexo edhe: Ndërpritet me debate mbledhja te Etika, PS kërkon përjashtimin e 8 deputetëve “rebelë” të PD

Më shumë