Hapësire reklamuese

Politikë

Kuvendi po e shkarkon, Basha nuk ndalet së festuari, deputetja zbulon foton brenda selisë blu

Shkruar nga Newsbomb
Kuvendi po e shkarkon, Basha nuk ndalet së festuari, deputetja zbulon foton

Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në ambientet e stadiumit gjatë ditës së sotme, ka miratuar me shumicë votash ndryshimet statusore ku do të votohet në mënyrë të fshehtë shkarkimi i Lulzim Bashës.

Por ndërkohë, që Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha në “Air Albania” voton shkarkimin e Bashës, kryetari i PD-së ndodhet në ambientet e selisë blu për të festuar 31-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, në llogarinë e saj në “Facebook” ka publikuar një foto krah kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Të qeshur dhe me dy gishtat lart ata shfaqen teksa po festojnë 31-vjetorin e themelimit të PD-së, ndërkohë që demokratët e tjerë pak metra larg po votojnë për shkarkimin e Bashës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll