Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kuvendi nxjerr bllof Flutura Açkën: U njoftua për Konferencën e Kryetarëve (EMAILI)

Shkruar nga Newsbomb

Kuvendi ka përgënjeshtruar deputeten e Partisë Demokratike, Flutura Açkën, e cila pak më herët tha se nuk e kishin njoftuar për mbledhjen e Konferencën së Kryetarëve, e cila u mbajt mesditën e kësaj të enjte.

Për mediat Kuvendi ka bërë me dije se deputetja demokrate është njoftuar si të gjithë të tjerët. Kjo faktohet edhe nga një e-mail që Kuvendi i ka nisur Açkës ku dhe e kanë vënë në dijeni për Konferencën e Kryetarëve e cila do të mbahej ditën e sotme, 11 janar, në orën 12:00.

Më herët, demokratija e pozicionuar në krah të Lulzim Bashës përmes një postimi në “Facebook”, tha se nuk është njoftuar lidhur me këtë mbledhje, ndërsa akuzoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën, duke thënë se: Batalion me sekretarë që u fshijnë edhe këpucët, por që nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare.

“Zonja Nikolla, Unë nuk jam njoftuar në ASNJË formë e mënyrë që sot Kuvendi ka: Konferencën e Kryetarëve Kjo është e papranueshme, zonja Nikolla! Keni njē batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpcët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare Të paktën demokratët, por edhe shqiptarët, i kanë shumë qartë bashkëpunimin tuaj më KË opozitar dhe SI bashkëpunon Edi Rama”, shkruan Açka në postimi ne saj.

LEXO EDHE: Açka e revoltuar me Lindita Nikollën: Nuk më njoftoi për Mbledhjen e Kryetarëve

Këtë të enjte, në orën 12:00 u mbajt Konferenca e Kryetarëve. Në këtë mbledhje u shqyrtua draft-programi dhe draft-kalendari i punimeve të Kuvendit për periudhën 15 janar- 23 shkurt 2024.

Nga radhët e opozitës e pranishme në këtë mbledhje ishte vetëm deptuetja Jorida Tabaku. Në një deklaratë për mediat ajo tha se gjatë kësja mbledhje edhe njëherë ritheksoi qëndirmin e opozitës sa i përket procesit të integrimit si dhe kërkesave që ata kanë lidhur me ngritjen e komisioneve hetimore.

Gjithashtu ajo tha se i kërkoi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, që të mbajë takime me kryetarët e grupeve parlamentare për të zgjidhur këtë situatë që ndodhen për shkak të mungesës së vullnetit politik të mazhorancës.

LEXO EDHE: “Parlamenti s’ka normalitet”,Tabaku: I kërkova Nikollës takime me grupet parlamentare

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese