Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë prej ditësh në një situatë kaotike, për shkak se deputetët demokratë nuk kanë lejuar zhvillimin normal të punimeve, në kushtet kur socialistët, siç thonë ata, u kanë mohuar të drejtën për ngritjen e 6 komisioneve hetimore.
Mirëpo, në këto ditë kaosi në Kuvend, Lulzim Basha dhe deputetët e grupimit të tij kanë munguar dhe nuk kanë preferuar të bëhen palë.
Kryedemokrati ka ndarë mbrëmjen e kësaj të enjteje fotografi nga një darkë me disa të rinj, për të cilët thotë se i sjellin publikut vepra mbresëlënëse dhe do prezantojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, por pa specifikuar se cilët janë ata.
"Një mbrëmje e këndshme me aktorët e rinj të talentuar që po i sjellin publikut vepra kaq mbresëlënëse. Jam i bindur që ata shumë shpejt do ta prezantojnë denjësisht Shqipërinë edhe në arenën ndërkombëtare", shkruan Lulzim Basha dhe ndan fotografitë e mëposhtme.