Hapësire reklamuese

Politikë

Kuvendi mohon rrethimin me Gardë, Bardhi: Lindita nuk jep urdhëra, vetëm i zbaton

Shkruar nga Newsbomb
Kuvendi mohon rrethimin me Gardë, Bardhi: Lindita nuk jep urdhëra,

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj kryetares së Kuvendit së Kuvendit së Lindita Nikolla se ka dhënë urdhër që garda të rrethojë Kuvendin gjatë seancën së të hënës.

Sipas Bardhit Kuvendi ka shpërndarë një lajm të rremë për mungesën e masave të posaçme autoritare për seancën e të hënës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputeti demokrat pretendon se Lindita Nikolla nuk jep urdhëra, ajo vetëm zbaton atë që urdhëron Edi Rama.

“Kuvendi ka shpërndarë një lajm të rremë për mungesën e masave të posaçme autoritare për seancën e të hënës. Foto e publikuar është bërë sot, ku forcat speciale të Gardës po ushtronin planin për rrethimin e deputetëve të opozitës, në një akt të paprecedent në këto 32 vjet.

Ka një keqkuptim me reagimin tim dhe për këtë “burimi anonim” i medias ka të drejtë: Lindita nuk jep urdhëra, ajo vetëm zbaton atë që urdhëron Edi Rama! E vetmja detyrë e saj është të hap dhe mbyll derën e zyrës!”, shkruan ai, ndërsa nxjerr edhe njëherë foton se si ëhstë planifikuar të rrethohet Kuvendi.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese