Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
4.6kmh
40 %
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kuvendi miraton marrëveshjen e re: Lejohet ekstradimi i të dënuarëve mes Shqipërisë dhe Amerikës!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot një marrëveshje të re me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që lejon ekstradimin e të dënuarëve mes vendit tonë dhe SHBA-ve.

Për ratifikimin e kësaj marrëveshje reagon dhe zv.kryeministri Erion Braçe, i cili thotë se askush nuk mund të amnistohet dhe nuk mund t’i shpëtojë drejtësisë.

“Te korruptuarit, te ekstradueshem! Kuvendi miratoi sot marreveshjen e re te ekstradimit mes Shqiperise dhe SHBA. Korrupsioni dhe krimet fiskale, te korruptuarit dhe evazoret, kthehen ne te ekstradueshem dhe te gjykueshem ne te dy vendet!

Askush nuk amnistohet, askush nuk shpeton! Pasuria e ardhur nga korrupsioni dhe evazioni, nuk gezohet! Pas dites se djeshme, nje tjeter dite e mire per te pastruar politiken, administraten, biznesin nga korrupsioni dhe paraja e paligjshme”, shkruan Braçe.

Në dhjetor 2020 ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Ambasadorja Yuri Kim, firmosën marrëveshjen mes dy vendeve për ekstradimet, dhe sot ajo ka marrë dhe miratimin në Kuvend.  Marrëveshja zëvendëson Traktatin e vitit 1933 të firmosur nga Ministri Fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA, Faik Konica dhe Sekretari i Shtetit Cordell Hull.

189139048 281321813729751 9149518899160962099 n

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img