Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
1.5kmh
0 %
Sht
26 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Kuvendi miraton dekretin e Metës për ‘Kadastrën’, legalizimi dhe titujt e pronësisë do të merren në një zyrë

Lajme të ngjashëm

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 75 vota pro dekretin për “Kadastrën”.

Ai ishte shqyrtuar një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve, pasi Presidenti Ilir Meta e ktheu më 15 janar  për rishqyrtim në Kuvend. Në një argumemtim të gjatë dhe të detajuar kreu i shtetit argumentonte se disa nene të veçanta bien në kundërshtim me legjislacionin bazë të së drejtës civile në Shqipëri. Këshilltari ligjor i presidentit Meta, Bledar Dervishaj u shpreh dy ditë më parë, në komision se ligji cenon parimin e sigurisë juridike dhe se titujt e pronësisë nuk mund të jenë e drejtë e Kadastrës. “Krijohet tension kushtetues, nuk është në përputhje me jurisprudencën. Bie ndesh me dispozitat civile të Kodit Civil. Ligji cenon parimin e sigurisë juridike që ofronte ligji i mëparshëm. Saktësimi i titujve të pronësisë nuk mund të jetë e drejtë e kadastrës”, ishte shprehur ai.

Ligji “Për Kadastrën në Republikën e Shqipërisë”. parashikon shkrirjen e tre institucioneve të ALUIZNI-t, Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (Hipotekës) dhe Agjencinë e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike (AITPP) në një të vetëm. Krijimi i një kadastre moderne do të thotë çlirim prej pasojave të një ngërçi në zinxhirin e pronësisë, që veç ndikimit në cilësinë e jetës të individëve dhe zhvillimin e vendit do të përmbushë këtë të drejtë kushtetuese.

Më shumë