
Përveç se miratimit të kerkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin, heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot edhe pesë projektligje.
Me 75 vota, 0 kundër dhe 0 abstenim, Kuvendi miratoi sot disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit.
LEXO EDHE: “Kyçen” Komisionet Hetimore, socialistët miratojnë ndryshimet ligjore
Ligji i ri sipas socialistëve qartëson balancën mes legjislativit dhe organeve të drejtësisë, ndërsa përcakton qartë se kur do të ngrihet një komision hetimor, ndërkohë që sipas mazhorancës deri më tani komisionet hetimore janë përdorur për luftë politike.
Sigurisht deputetët e opozitës kundërshtojnë ndryshimet në ligj për Komisionet Hetimore.
Për javë të tëra opozita ka krijuar kaos dhe tensione në seancat plenare, pasi kërkon ngritjen e tetë Komisioneve Hetimore, kërkesë që është refuzuar nga qeveria.
LEXO EDHE: SKENARI/ Ngujimi në selinë e PD-së, a do të çojë në burg BKH-ja Sali Berishën?
LEXO EDHE: Heqja e imunitetit, ç’ndodh tani me Sali Berishën dhe procedurat e SPAK-ut
Gjithashtu sot në Kuvend u miratuan edhe katër projektligje të tjera, përkatësisht:
- Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Unionin për Konservimin e Natyrës (IUCN)”, me 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
- Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së nivelit të lartë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për hartat treguese të rrjetit transevropian të transportit në Shqipëri”, me 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
- Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2020, për projektin “Programi i performancës dhe investimeve në sektorin e ujërave, pjesa e dytë, (infrastruktura 2 komunale, faza V, pjesa II), me 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
- Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, me 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
LEXO EDHE: Kuvendi i hoqi imunitetin, Berisha: Parlament i vrimës së miut, akt anti-kushtetues!
LEXO EDHE: I hiqet imuniteti Sali Berishës, Kuvendi i hap rrugën SPAK për ta arrestuar