Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
45 %
3.6kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kuvendi miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor, Presidenca konferencë të papritur: Nuk do njohim asnjë vendim! Në detyrë deri në 24 korrik 2022

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 98 vota PRO ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Menjëherë pas këtij vendimi, ka reaguar dhe Presidenca, e cila nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi ka thënë se ata nuk do të njohin asnjë vendim të Kuvendit njëpartiak dhe të institucioneve të tjera kukulla.

“Shpreh keqardhjen e thellë që Kuvendi njëpartiak e refuzoj mundësinë që iu dha prej tij për tu kthyer në shinat e Kushtetutrës dhe ligjit. Bëj me dije se Presidenti nuk do të njohë asnjë vendim dhe asnjë veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak në detyrë. Si dhe vendimet e çdo institucioni tjetër kukullë”, tha Blushi.

Më tej, ai u shpreh i bundir se Presidenti Ilir Meta do të jetë në detyrë deri në fund të afatit kushtetues, 24 korrik 2022.

“Presidenti Meta e di se çfarë ka ndodhur dhe është shumë i qartë në planin e tij se çfarë do të ndodhë në vazhdim. Grantojmë të gjithë qytetarët, se në respekt të betimit të tij me dorën mbi Kusshtetutë, Presidenti do të ushtrojë të gjithë funskionet e tij kushtetuete deri në 24 korrik 2022”, shtoi zëdhënësi i Metës.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img