Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kuvendi miratoi në mesnatë hapjen e dosjeve, Ilir Meta i pashqetësuar: Mbrëmë isha në festë

Shkruar nga Newsbomb
Kuvendi miratoi në mesnatë hapjen e dosjeve, Ilir Meta i

Kreu i Partisë së Lirisë thotë se është i pashqetësuar nga vendimi që ka marrë në mesnatë Kuvendi, për hapjen e plotë të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Një ndryshim ligjor që rrëzon komisionet "Bezhani" dhe "Mezini" dhe i hap rrugë verifikimit të zyrtarëve.

Megjithatë, edhe pse ligji u ndryshua nga indicjet për shtatsin I.M që pretendohet se është Ilir Meta, ky i fundit ka thënë se në mesnatë ka qenë në festë dhe nuk i ka ndjekur punimet e Kuvendit.

“Ligji që kanë bërë këta mbrëmë, u mbars mali dhe polli një mi. Mali u mbars më 25 korrik me një e-mail anonim dhe polli një mi mbrëmë në mes natës, më kanë thënë se unë kam qenë në një festë familjare të një miku dhe meqë nuk i dalin dy breshkat uroj që miu ta ndihmojë për ti përmirësuar frymëmarrjen për betejat që i vijnë përpara.

Rezultati i Partisë së Lirisë do jetë spektakolar në radhë të parë në kryeqytet. Kontributi i PL do jetë i jashtëzakonshëm për fitoren  e kandidatëve kundër të gjithë kandidateve rilindas që kanë treguar sesi e kanë shkatërruar shërbimet ndaj qytetarëve”, tha Meta.

Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar. – 94 PRO, 1 ABSTENIM, 0 KUNDËR

Lexo edhe: 94 vota PRO nga PS dhe PD, Kuvendi i Shqipërisë miraton hapjen e plotë të DOSJEVE të ish-Sigurimi të Shtetit!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed