Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kuvendi mbyllet me kaos, demokratët u vënë flakën karrigeve

Shkruar nga Newsbomb

Mes kaosit dhe tensioneve është zhvilluar dhe kjo seancë plenare. Deputetët e opozitës hodhën tymuese në sallën e Kuvendit, duke përsëritur kështu të njëjtat skenare të ndjekura dhe përgjatë seancave të kaluara.

Ka qenë deputeti demokrat, Flamur Noka, ai i cili ndezi fillimisht tymueset në sallë. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përjashtoi këtë të fundit nga seanca.

Tymueset shumë ngjyrshe u ndezën pasi më herët deputetët e opozitës përmbysën karriget, duke e bërë thuajse të pamundur zhvillimin e seancës plenare.

Ndërkohë, nga ajo çfarë u pa në media në një moment u përfshi nga zjarri një prej poltroneve dhe kanë qenë punonjësit e Gardës ata të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Pamje nga Kuvendi Pamje nga Kuvendi

Këto zhvillime vijnë pas aksionit opozitar prej disa javësh tashmë të deputetëve të opozitës, të cilët pretendojë se Kuvendi është kthyer në një mekanizëm në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

[gallery size="large" ids="757302,757304,757305"]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese