Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
35 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

Kuvendi mblidhet të premten për Olta Xhaçkën, më 24 qershor shqyrtohet kërkesa e PD nga Këshilli i Imunitetit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike e Rithemeluar ka depozituar në Kuvend kërkesën për t’i hequr mandatin deputetes Olta Xhaçka, pasi sipas saj, bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik nga qeveria si dhe ka përfituar nga pasuritë shtetërore.

Kërkesa u depozitua një ditë më parë nga deputeti i PD, Agron Shehaj. Sot, Kuvendi ka njoftuar datën e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren dhe Imunitetin.

albsig

spring

Kërkesa e PD për Olta Xhaçkën do të shqyrtohet ditën e premte, 24 qershor. Këshilli për Imunitetin do të vendosë nëse Ministres së Jashtme do t’i hiqet imuniteti dhe ajo të ndiqetpenalisht, apo kërkesa e bërë nga grupimi i drejtuar nga Sali Berisha do të rrëzohet.

“Jemi duke mbledhur firmat për çuarjen e kërkesës për heqjen e mandatit të ministres Xhaçka. Cilat janë provat?! Provat janë të gjitha këto që kam shfaqur dhe këtu nuk kemi të bëjmë me një shpjegim “të sajuar” apo të bazuar mbi deklarata politike apo paragjykime, por me fakte.

Çdo gjë që patë me video është e bazuar me dokumente. Këtu kemi mundësi të dorëzojmë të gjitha faktet që kemi mbledhur dhe vendimet që ka marrë me firmën e Edi Rama, esktraktin e kompanive që janë të përfshira, dokumentin që kunata e Xhaçkës, e ashtuquajtura “investitore strategjitike” bashkëjeton me vëllanë e ministres Xhaçka”, tha Agron Shehaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img