Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Kuvendi mblidhet sot për seancën e fundit plenare, në shtator vijnë deputetët e rinj, çfarë pritet të miratohet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kuvendi do të mbajë sot seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë. Deputetët e opozitës dhe një pjesë e atyre të mazhorancës që nuk arritën të rikonfirmoheshin në 25 prill, do të thonë sot fjalën e fundit.

Në shtator, vendet e tyre do t’i zënë deputetët e rinj që dolën nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në këtë seancë të fundit të punimeve, pritet që deputetët të votojnë për kryetaren e re të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Në garë janë Alketa Dibra dhe Armela Krasniqi. Gjithashtu, veç zgjedhjes së kryetares së AMA-s, në rend dite sot do të jetë dhe raportimi i tre institucioneve shtetërore.

Avokati i Popullit, Departamenti i Administratës Publike dhe Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, do të raportojnë para deputetëve për punën e tyre vjetore.

Më shumë

spot_img
spot_img