Hapësire reklamuese

Politikë

Kuvendi mblidhet më 9 qershor, të mërkurën vendoset për fatin e Presidenti Ilir Meta, Komisioni Hetimor kërkoi shkarkim

Shkruar nga Newsbomb
Kuvendi mblidhet më 9 qershor, të mërkurën vendoset për

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet më datë 9 qershor 2021 për të vendosur për fatin e Presidentit Ilir Meta. Të mërkurën e 9 qershorit, deputetë do të votojnë, për shkarkimin apo jo të Metës.

Të premten, 28 Maj, Komisioni Hetimor i ngritur për Metën, hartoi raportin final me të gjitha shkeljet e pretenduara dhe ia dërgoi atë Kuevdnit në mënyrë që të mabhet seanca plenare, raporton newsbomb.al. Nëse deputetët votojnë pro me shumicë votash raportin e Komisionit Hetimor, atëherë Presidenti i Republikës shkarkohet nga detyra.

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar raportin dhe kërkesën e deputetëve për kalimin e tij në seancë plenare. 9 qershori është vendosur nga Kuvendi si datë për të shqyrtuar gjetjet e Komisionit për shkarkimin e Metës; nëse ato qëndrojnë apo jo si dhe nëse përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetuës.

Pavarësisht thirrjeve të Komisionit Hetimor për të dëshmuar, Presidenti nuk mori pjesë dhe e konsideroi atë ilegjitim. Ndërkohë, sipas raportit voluminoz prej më shumë se 50 faqe, të cilin e lexoi Hyseni të premten, Presidenti Ilir Meta ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës. Edhe anëtarët e tjerë të Komisionit janë shprehur pro raportit final.

“Presidenti nuk duhet të bëjë pjesë në asnjë parti politike, presidenti duhet të jetë uniteti por edhe duhet të shihet dhe perceptohet nga i gjithë populli si neutral. Sjellja e Presidentit duhet të përcaktohet si rol ekuilibrues në jetën politikë të vendit dhe nuk përfshihet në lojën e përditshme politike. Kryetari i shtetit nuk duhet të mbështesë forca të caktuar apo t’i kundërvihet forcave të ndryshme politike.

Presidenti bëri një fushatë kundër partisë në pushtet me të gjithë fuqinë institucionale të tij. Edhe ODIHR shkruan se Meta mban një marrëdhënie kritike dhe të ashpër ndaj qeverisë duke ndikuar drejtpërdrejtë në zgjedhje me tonet e tij konfrontuese edhe të nxehta. Në kapacitetin e tij ai bëri fushatë kundër partisë në pushtet”, citoi ndër të tjera nga raporti Alket Hyseni.

Lexo edhe: Presidenca i përgjigjet Komisionit Hetimor: Ilir Meta do të jetë në detyrë deri në 24 korrik 2022!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.