Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
29 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Kuvendi mban një minutë heshtje për shqiptarët e Çamërisë, Idrizi: Greqia thotë që nuk ekzistojnë, por unë jam këtu dhe dua drejtësi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje në nisje të seancës së sotme plenare, pas fjalës së deputetit Shpëtim Idrizi. “Jam shumë mirënjohës”, tha ai, pasi të gjithë kolegët u ngritën në këmbë për shqiptarët e Çamërisë.

Kreu i PDIU-së kritikoi shtetin grek duke thënë ka një qëndrim foshnjarak ndaj çështjes çame, duke pretenduar se ajo nuk ekziston. “Kush nuk ekziston?! Unë quhem Shpëtim Idrizi, babai im u dëbua, sot jam në Kuvend dhe kërkoj drejtësi për familjen time dhe për ato shqiptarë që u sakrifikuan”, u shpreh Idrizi.

albsig

“Popullsia çame dhe ajo kosovare u sakrifikuan në 1913 në mënyrë që për këtë Shqipëri që kemi sot dhe që ne të jemi deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Çamët sot nuk gëzojnë sot dot pronat e tyre. Shteti i sotëm grek ka një qëndrim foshnjarak, ne këtë çështje nuk e njohim dhe nuk ekziston, thënë kështu më kujton njeriun që mbyll sytë e fut gishtat në vesh për të mos parë realitetin.

Kush nuk ekziston?! Unë quhem Shpëtim Idrizi, babai im u dëbua, sot jam në Kuvend dhe kërkoj drejtësi për familjen time dhe për ato shqiptarë që u sakrifikuan. Unë ekzistoj, ashtu si unë në këtë sallë janë edhe pesë të tjerë që kanë gjak çam.

Ne nuk jemi rastësisht këtu, jemi si pasardhës të atyre që u vranë dhe dëbuan vetëm se ishin shqiptarë. Unë po ju kërkoj që duhet të jemi të gjithë bashkë kur flitet për interesin kombëtar. Çështja e shqiptarëve të Çamërisë nuk është çështjes e një komunitetit, por është e të gjithë shqiptarëve”, u shpreh ndër të tjera deputeti Shpëtim Idrizi.

Më tej, Idrizi kujtoi shqiptarët që u masakruan barbarisht në shtëpitë e tyre.

“27 qershori është i njohur nga ky Parlament si Dita e gjenocidit ndaj popullsisë çame në Greqi, siç është e njohur botërisht në fund të Luftës së Dytë Botërore nga 27 qershor 1944 deri në mars 1945 u krye një nga spastrimet etnike më të pashembulltat në historinë e njerëzimit. 2770 jetë njerëzore u masakruan barbarisht, nuk u vranë në luftë por në shtëpitë e tyre.

30 mijë u dëbuan. 2900 të tjerë vdiqën nga uria etja dhe sëmundjet në një rrugëtim biblik drejtë Shqipërisë. Kjo seancë vjen pas një jave shumë të rëndësishme për ne, javën çame. Si asnjëherë, në këtë javë kam parë shkëlqimin e rezistencës së kësaj kauze të të drejtave njerëzore të nëpërkëmbura. Për ne nuk është histori por kujtesë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më”, vijoi kreu i PDIU.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img