Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kuvendi maqedonas votoi propozimin francez, vjen reagimi i parë nga PD: S’ka më alibi për qeverinë shqiptare, integrimi të kthehet në priroritet kombëtar

Shkruar nga Newsbomb
Kuvendi maqedonas votoi propozimin francez, vjen reagimi i parë nga PD:

Ka ardhur reagimi i parë nga opozita pas votimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Deputetja Jorida Tabaku thotë se votimi i sotëm i hap rrugë Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë. Sipas saj, qeveria shqiptare duhet të nisë nga puna për të ngritur struktura për t’u përballur me procesin dhe sfidat që na presin.

Ndër të tjera, deputetja e PD thotë se çështja e integrimit europian duhet të kthehet në një prioritet kombëtar dhe të mos shohin interesin politik të ditës.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Votimi i sotëm në Maqedoninë e Veriut i hap rrugë Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë!

Mbas 9 vitesh dështimesh në procesin e integrimit, pas ilariteteve të medaljeve për një proces që kish mbetur në vendnumëro prej qeverisë, pas serive të gjata me ankesa tanimë nuk ka më asnjë alibi për qeverinë Shqiptare. Duhet nisur nga puna për ngritjen e strukturave për tu përballur me procesin dhe sfidat.

Kjo do të thotë se qeveria duhet ta kthejë integrimin në prioritet kombëtar, duhet të përshtasë strukturën ekzistuese sipas metodologjisë së re duke u përshtatur me atë çka kërkohet.

Që do të thotë të mos sillemi si deri më tani, të mos shohim interesin politik të ditës; pushtetin e ditës; përfitimin e ditës; kontratën e ditës a koncesionin e radhës:

Të rinjtë po largohen masivisht; bizneset po mbyllen, mundësitë në tregje janë duke u ngushtuar, konkurenca e pandershme po largon sot trurin!

Pra, ky proçes ka nevojë dhe domosdoshmëri të përmbushen realisht kriteret. Tani jemi në provim dhe nuk mund të gënjejmë më askënd!

Hapja e konferencës të parë ndërqeveritare do të thotë një mundësi për të rritur kontrollin dhe monitorimin ndaj qeverisë.

Kjo është një tjetër rrugë për t’ia kthyer demokracinë qytetarëve, për të rikthyer zgjedhjet e lira e të ndërshme, balancën e pushteteve dhe t’i jepet zgjidhje reale problemeve qe ka sot Shqipëria e braktisur!

Fatkeqësisht na është paraqitur një Europë që nuk ka interesin e shqiptarëve kur në fakt ajo ka qenë këtu gjithë këto vite. Sa herë që Shqipëria ka pasur nevojë Europa ka qenë këtu, sot duhet të jetë Shqipëria gati për te nisur këtë rrugëtim!

Së fundi, një falenderim vëllazëror për Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që kanë kontribuar në këtë proces po aq sa kushdo e mbase edhe më shumë. Le ta përdorim integrimin si shpresë dhe mundësi për Shqipërinë! Ky është procesi i Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll