Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
1kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
19 °
Enj
17 °
Pre
17 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Kuvendi komunal i Bujanocit e shpalli Gent Cakajn ‘Qytetar Nderi’, ministrja serbe refuzon propozimin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

77fe605c157d10d2b9c6d57d1a6c1752

Pasi Këshilli i komunës së Bujanocit propozoi që ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj të shpallej “Qytetar Nderi” i Bujanocit, ka reaguar edhe ministrja serbe e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal.

Marija Obranoviç ka refuzuar këtë propozim, duke u arsyetuar se Gent Cakaj vazhdimisht ka akuzuar Serbinë për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“26 këshilltarë, nga 41 sa ka Kuvendi i Bujanocit, kanë propozuar që Gent Cakaj të shpallet qytetar nderi i Bujanocit. Po, ata e kanë dërguar propozimin më 20 nëntor, dhe në mënyrë legale kanë vepruar, ku unë si ministre është dashur të nënshkruaj propozimin. Por, unë sot kam nënshkruar vendimin me të cilin refuzohet, propozimi i Kuvendit komunal të Bujanocit, që ministri shqiptar, Gent Cakaj të shpallet qytetar nderi i Bujanocit” – deklaroi ministrja.

“Ministri Gent Cakaj, ka deklaruar se gjatë luftës në Kosovë, se Serbia është përgjegjëse për vrasjen e mijëra shqiptarëve, për depërtimin e miliona shqiptarëve dhe djegien e mijëra shtëpive që në esencë në vlerë prej miliona dollarëve”, shtoi ajo.

Ajo më pas, ka pyetur, se a duhet të nënshkruajë një dokument për një ministër shqiptar që akuzon Serbinë, derisa është e vetëdijshme që ministri Cakaj, i ka ndihmuar shqiptarët për krijimin e koalicionit për zgjedhje Parlamentare.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img