Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kuvendi “ia pret lekët” Berishës: S’do t’ia paguajmë karburantin dhe telefonin

Shkruar nga Newsbomb

Për Sali Berishin, heqja e imunitetit dhe masa “Arrest shtëpie” ka sjellë edhe heqjen e disa privilegjeve që kanë deputetet e Kuvendit.

Kuvendi ka vendosur t’i ndërpresë Sali Berishas të gjitha dietat të cilat i përfitonte si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga një vendim i zbardhur, Kuvendi i ka ndërprerë ish-kryeministrit Sali Berisha rimbursimin për karburantin dhe telefonin, me arsyetimin se këtë vendimmarrje e ka të bazuar në vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila ka vendosur “arrestin shtëpiak” për kreun e Rithemelimit.

 “Referuar statusit të deputetët dhe vendimi nr. 114/2014 “Për mënyrën e trajtimit të deputetëve”, të ndryshuar deputeti Sali Berisha nuk i paguhen përfitimet si karburanti dhe telefoni për shkak të masës së sigurimit personal të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim nr. 520 datë 30.12.2023.”

 

Vendimi i Kuvendit për ndalimin e dietave të Sali Berishës/© Credits: top-channel.tv Vendimi i Kuvendit për ndalimin e dietave të Sali Berishës/© Credits: top-channel.tv

Nga kufizimet e Berishës prej masës “Arrest shtëpie” Kuvendi ka vendosur të kursejë rreth 30 mijë lekë nga shpenzimet për karburant dhe 17 mijë lekë për rimbursim telefoni që më parë i paguheshin deputetit.

Me apo pa rimbursim, Sali Berisha nga ana e tij nuk duket se do të ndalojë komunikimin me demokratët edhe pse krahas ndalimit për të dalë jashtë ambienteve të shtëpisë, i ka ndaluar edhe komunikimin në çfarë do lloj forme përtej familjarëve me të cilët bashkëjeton.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese