Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton masat anti-krizë, uljen e TVSH-së për ushqimet bazë dhe çmimit të naftës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar mbrëmjen e së premtes masat për përballuar krizën ekonomike, ligjin për uljen e akcizës për karburantet që merr shteti nga shitja e karburanteve, si dhe ligjin për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për karburantet, nga 18 në 10 për qind.

Është miratuar edhe ligji për uljen e TVSH-së për ushqimit bazë në 0 për qind.Ligjet janë miratuar me 95 vota nga deputetët e të gjitha partive politike.Një litër dizel në Maqedoninë e Veriut të premten është shitur për 97 denarë (1.57 cent) ndërsa benzina për 93 denarë (1.51 cent). Për herë të parë çmimi i naftës ka kaluar atë të benzinës.

albsig

Çmimi i tyre pritet të ulet për 10 denarë (0.16 cent) me miratimin e ligjeve dhe publikimit të tyre në Gazetën Zyrtare.

Masat parashokojnë mbajtjen nën kontroll edhe të çmimit të energjisë elektrike dhe të ngrohjes qendrore, si dhe heqjen e TVSH-së për të gjitha produktet ushqimore bazë.

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, kishte vërejtje pse masat nuk ishin miratuar më herët.

“Në vend që të shtireshin si të shqetësuar tani dhe të thërrisnin seanca urgjente, masa të tilla mund të ishin miratuar dy javë më parë, kur VMRO-DPMNE kishte paraqitur propozimet e saj. Kjo do të parandalonte panikun tek qytetarët”, deklaroi Micevski.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img