Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Kuvendi i Kosovës voton projektligjin për rritjen e pagës minimale

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim projektligjin, i cili hap rrugë për rritjen e pagës minimale.

Projektligji i miratuar parashikon rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht.

Pas miratimit në parim të projektligjit, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se projektligji do t’u ndihmojë më shumë se 100 mijë punëtorëve, të cilët paguhen më pak se 264 euro.

Projektligji, i cili synon rritjen e pagës minimale ka për qëllim të ndryshojë dhe plotësojë ligjet e përcaktuara në të cilat ndërlidhin shumën e beneficioneve apo kompensimeve me pagën minimale.

Po ashtu, ky projektligj ndryshon shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, si dhe procedurën e vendosjes së pagës minimale, shkruan REL.

Sipas projektligjit të miratuar në parim – Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalendarik përcakton pagën minimale, sipas propozimit të Këshilli Ekonomiko-Social. Por, në mungesë të një propozimi nga ky Këshill, ministri për Financa mund të parashtrojë një propozim për pagën minimale për Qeverinë.

Projektligji ndryshon dhe plotëson Ligjin për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ligjin për personat e verbër dhe Ligjin për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

Te veteranët ky projektligj thekson se ‘deri në kategorizimin përfundimtar të listës së veteranit Qeveria e Kosovës, me propozimin e Ministrisë përgjegjëse për financa, vendos për lartësinë e shumës së pensioneve të përcaktuara me këtë ligj, varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetesës dhe inflacioni eventual’.

Edhe për kompensimin për përfituesit – personat e verbër dhe personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, Qeveria e Kosovës vendos për lartësinë e shumës – varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetesës dhe inflacioni eventual.Paga minimale, sipas projektligjit, ka zero tatim.

Më shumë




spot_img








spot_img