Hapësire reklamuese

Politikë

Kuvendi diskutonte shkarkimin e tij, Metës i bashkohet te ”Mulliri” deputeti socialist, kush po e “tradhëton” maxhorancën e Ramës? (FOTO-EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Sot, teksa Kuvendi i Shqipërisë po diskutonte çështjen e shkarkimit të Kreut të Shtetit, Ilir Meta është fotografuar në një kafe në Tiranë në shoqërinë e disa personave.

Në fillim ai ka qenë ulur me këshilltarin e tij Dritan Ylli, por më pas tavolinës i është bashkuar edhe deputeti socialist, Anastas Angjeli bashkë me një person tjetër që nuk dallohet në foto.

Ish-ministri i financave nuk garoi në këto zgjedhje për mandatin e deputetit, kështu këto seanca para shtatorit janë të fundit për të.

Mësohet se takimi mes Metës dhe Angjelit, ka zgjatur për rreth 40 minuta, ndërkohë që nuk dihet nëse deputeti socialist është ulur me Metën për të diskutuar rreth temës më të nxehtë, atë të shkarkimit të tij, apo ka qenë thjeshtë një takim miqësor.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.