Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Kutitë e fundit për tu numëruar, ky është rezultati për PS, PD, LSI e PDIU

spot_img

Lajme të ngjashëm

Po shkon drejt fundit procesi i numërimit të kutive të votimit në rang vendi. Deri tani janë numëruar rreth 95% të kutive, ose e thënë ndryshe knaë mbetur edhe rreth 260 të tilla për tu numëruar.

Numërimi vazhdon me intensitet në qarkun e Tiranës, Beratit, Shkodrës, Durrës, Elbasani dhe 2 ose tre kuti në Gjirokastër, ndërsa në pjesnë tjetër të qarqeve gjithçka është mbyllur.

Deri tani rezulton fituese me 74 mandate Partia Socialiste, PD kalon forcë e dytë me 43 deputëtë, ndërsa LSI me 19 deputetë deri tani.

Po ashtu, PDIU ka marrë 3 deputetë dy në Elbasan dhe 1 në Dibër, ndërsa nga partitë e vogla ka surprizuar PSD i Tom Doshit, duke siguruar një mandat në Shkodër.

PD krahasuar me vitin 2013 ka humbur 7 deputetë, ndërsa LSI ka pësuar ngritje me 3 mandate më shumë se në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. 

Më shumë

spot_img