Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Kutia e Pandorës është hapur', Balluku sulmon sërish koncesionarin kinez të Rinasit: Boll! Koha ka mbaruar

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka sulmuar sot sërish koncesionarin kinez të Aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas.

Ministrja u shpreh se kompania ka dëmtuar rëndë imazhin e Shqipërisë duke shkelur kontratën, ndërsa paralajmëroi se do të merren masa për t'i dhënë zgjidhje situatës.

Sipas Ballukut i vetmi investim që kompania kineze ka për zemër janë parkingjet për të vjelur para, ndërsa denoi valvitjen e flamujve kinezë në hyrje të aeroportit. Ministrja gjithashtu theksoi se reagimi i kompanisë ishte fyes.

"Imazhi që kemi ngritur me mund dhe përpjekje për ta kthyer Shqipërinë në një destinacion turistik. Kompania u mer 3 euro pasagjerëve. Por këto të ardhura së bashku me taksën që kompania vjel nuk u përdor kurrë për pasagjerët. Kutia e Pandorës është hapur tashmë. Këto të ardhura nuk janë përdorur as për të rritur sigurinë e aeroportit. I vetmi investim që kompania kineze për zemër janë parkingjet. Dje na u tha nga kompania se aeroprti është i të gjithë shqiptarëve. Ky bëhet i shqiptarëve ditën kur u duhet të mbrohen. Flamujt kinezë që valviten në hyrje të bëjnë të mendosh se je në Pekin. Qindra mesazhe kam marrë si ministre për këtë. Si ka mundësi që keqbërsërit hyjnë deri në brendësi të avionit. Tani boll limitet janë kapërcyer ju keni shpërdorur këtë koncesion në mënyrën më brutale. Është dëmtuar imazhi i Shqipërisë. Koha ka mbaruar. Nuk kam folur sot për masa ekstreme por situata ku ndodhemi sigurisht që kërkon zgjidhje të menjëhershme", tha ndër të tjera ministrja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu