Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
27 %
1.5kmh
0 %
Enj
31 °
Pre
30 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

Kushtetuesja vendosi dje për lista 100% të hapura, analisti politik: I referohet zgjedhjeve të 2025? Ndryshe, kandidatët e 25 prillit do kërkojnë rivlerësim të votave

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata Kushtetuese ka vendosur dje që listat e kandidatëve për deputet të hapen në 100% të tyre. Kjo kërkesë ishte depozituar nga politikanët Murrizi dhe Patozi, të cilët kërkon që të hiqej pika 3 e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, për thyerjen e herësit.

Por, deri në daljen e vendimit të arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese, mbetet e paqartë nëse ky vendim prek zgjedhjet e 25 prillit apo është për zgjedhjet parlamentare të 2025. Për këtë shkruan dhe analisti Afrim Krasniqi.

“A do të ketë impakt tek ndarja aktuale e 140 mandateve? Nëse vendimi do jetë me efekt mbi llogaritjen e mandateve aktuale parlamentare natyrisht mund të ketë ndryshim të listës, por siç ndodh tradicionalisht,  nëse vendimi i referohet zgjedhjeve pasuese më 2025 nuk pritet të ketë efekt tek përbërja e re e parlamentit”, shkruan ai ndër të tjera.

Shënimi i Afrim Kasniqit

Gjykata Kushtetute mori sot vendimin për shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Pika e shfuqizuar thekson: “Në fillim përfitojnë mandat kandidatët që kanë marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se herësi që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti, sipas nenit 162 të këtij Kodi. Në çdo rast, herësi nuk mund të jetë më shumë se 10 000 vota. Në rast se herësi që përftohet nga pjesëtimi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt”.

Deri në zbardhjen e vendimit të plotë (kërkon 30-45 ditë) mbetet të shihet nëse është shfuqizuar tërësisht neni, koncepti i herësit, pragu 10 mijë vota apo koncepti i votës parapëlqyese. Vendimi, me siguri lidhet me zgjedhjet parlamentare 2025, pasi aktualisht procesi është mbyllur dhe KQZ ka shpërndarë 140 mandatet. Por nëse bie koncepti i herësit, bie formula kryesore e këtyre zgjedhjeve dhe me siguri, kandidatët e penalizuar do të kërkojnë rivlerësim të votave/mandateve të tyre.

A do të ketë impakt tek ndarja aktuale e 140 mandateve? Nëse vendimi do jetë me efekt mbi llogaritjen e mandateve aktuale parlamentare natyrisht mund të ketë ndryshim të listës, por siç ndodh tradicionalisht,  nëse vendimi i referohet zgjedhjeve pasuese më 2025 nuk pritet të ketë efekt tek përbërja e re e parlamentit.

Në çdo rast, zgjedhjet 2021 duket se ende nuk kanë “zgjedhur” në mënyrë kushtetuese dhe do të duhet të pritet një deklarim tjetër i GJK, vendimi i zbardhur i saj, apo një konferencë shtypi e KQZ dhe subjekteve ankimuese për të marrë përgjigjen e saktë mbi situatën e re (post)zgjedhore dhe mandatet e (ri)fituara parlamentare në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Po ashtu merr vlerë dhe rëndësi vlerësimi i qartë antikushtetues i thelbit/risisë së reformës zgjedhore 2020, konceptit të herësit në votën parapëlqyese, – diçka për të cilën merita & përgjegjësia u përket partive përfaqësuese në Këshillin Politik.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img