Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kushtetuesja vendos brenda 30 ditëve për mandatin e Olta Xhaçkës, deputetët e PD të sigurt: Ka konflikt interesi! Qeveria po ushtron presion

Shkruar nga Newsbomb
Kushtetuesja vendos brenda 30 ditëve për mandatin e Olta

Deputetët e Partisë Demokratike janë të sigurt se Gjykata Kushtetuese i ka të gjitha faktet, por edhe precedentët e mëparshëm për t’i hequr mandatin e ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë brenda një afati kohor prej 30 ditësh, lidhur me kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike

Në përfundim të seancës, në dyert e Gjykatës së Lartë, deputeti Agron Shehaj tha se gjykata i ka të gjitha faktet se si ministrja Xhaçka është në konflikt interesi.

Bëhet fjalë për fjalë për bashkëshortin e Xhaçkës, i cili me një kompani të formuar pesë ditë pasi ligji i qeverisë hyri në fuqi, arriti të shpallet investitor strategjik në një rezort që po ndërtohet në jug të vendit.

“Ne besojmë se Gjykata Kushtetuese ka krijuar një precedent, një standard. Atë që heq mandatin e deputetëve nëse kanë shkelje. Ka vetëm një mundësi përballë këtij akti, përndryshe do të ishte një akt shumë i rëndë i kësaj gjykate. Çështja, nëse vendimi dhe gjykata do të jetë e drejtë, nuk ka asnjë arsye dhe i ka të gjitha provat. Nëse ka një vendim tjetër që është marrë, ka pretekste sa të duash për të mos e marrë atë vendim”, tha Shehaj.

Ndërsa deputeti Oerd Bylykbashi u shpreh se ndaj gjykatës po ushtrohet presion nga qeveria, por është në nderin dhe detyrën e Gjykatës Kushtetuese të mbrojë interesin publik.

“Kushtetuta ka një dispozitë shumë të qartë, asnjë prej deputetëve nuk mund të ushtrojë një aktivitet fitimprurrës dhe të përfitojë nga pasuria e shtetit. Dhe sanksioni për këtë është humbja e mandatit. Gjykata e ka vendosur në të kaluarën, dy deputetë kanë humbur mandatin. Nëse sot do të bjerë ky precedent, dhe qeveria me presionin që po ushtrohet në këtë moment, të 140 deputetët apo bashkëshortët e ministrave, do të kenë mundësi që përmes kamuflimit të ushtrojnë aktivitet të tillë. Sot është detyra, nderi i Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur interesin publik”, u shpreh Bylykbashi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll