Hapësire reklamuese

Politikë

Kushtetuesja pezulloi marrëveshjen, Meloni: Shpresoj të mos anulohet, s’kam plan B

Shkruar nga Newsbomb
Kushtetuesja pezulloi marrëveshjen, Meloni: Shpresoj të mos anulohet,

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar për herë të parë pasi Gjykata Kushtetuese në Shqipëri mori për shqyrtim kërkesën e paraqitur nga opozita shqiptare, për marrëveshjen me Italinë për strehimin e përkohshëm në Shëngjin të emigrantëve që kapen në Detin Mesdhe.

Në një deklaratë për mediat Meloni theksoi se respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por shpreson që të mos ketë një vendim që do të anulohet marrëveshja, pasi nuk ka një plan “B”.

Në rast se Kushtetuesja vendos për vijimin e kësaj marrëveshje, kryeministrja tha se do të ketë një përshpejtim të procedurave për ngritjen e kampeve dhe strehimin e emigrantëve.

“Sa i takon Shqipërisë, nuk di të them. Nuk mund të them se çdo ndodhë, shpresoj që të mos ketë anulim, por nuk ndërhyj. Jam optimiste që nuk do të ketë, por nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në një vend sovran. Respektoj vendimet e një vendi sovran. Të shohim çdo të ndodhë në javët e ardhshme dhe do të bëjmë më të mirën tonë, që ta përshpejtojmë edhe më shumë nëse gjërat shkojnë shumë. Për momentin nuk kemi nevojë për një Plan B”, tha Meloni.

https://www.youtube.com/watch?v=_kWNElBhOaQ

Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesën e bërë nga deputetët e opozitës kundër marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët. Në njoftimin e publikuar, Gjykata Kushtetuese sqaroi se duke qenë se padia është marrë në shqyrtim, atëherë automatikisht u pezullua ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend, që ishte programuar për seancën e 14 dhjetorit.

“Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, në datën 11 dhjetor 2023, pasi mori në shqyrtim paraprak çështjen vendosi ta kalojë atë për shqyrtim në Mbledhjen e Gjyqtarëve. Mbledhja e Gjyqtarëve, e mbledhur sot, në datë 13 dhjetor 2023, vlerësoi se kërkesa plotëson kriteret paraprake të pranueshmërisë dhe vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare”, thuhet në vendim.

Seanca për shqyrtimin e padisë, do të mbahet në 18 janar, në orën 10:00.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese