Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Kushtetuesja pezulloi dekretin për forminin e qeverisë, reagon LDK: E respektojmë vendimin, por qeverinë do ta bëjmë

spot_img

Lajme të ngjashëm

42969faf88754b03e9cca51626c79fdb

Lidhja Demokratike e Kosovës shprehet se se do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetues për të pezulluar deri më 29 maj dekretin për krijimin e qeverisë së re.

“Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pezullimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës lidhur me caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës, deri më 29 maj, Lidhja Demokratike e Kosovës shprehet e vendosur që, si edhe deri më tani, të respektojë në tërësi këtë vendim”, thuhet në reagimin e LKD-së.

Më tej, në reagim LDK si partia që do të krijonte qeverinë dhe kishte dorëzuar emrin e Avdullah Hotit për kryeministër, thotë se ata si subjekt kanë votat dhe janë të vendosur për forminin e qeverisë.

REAGIMI I PLOTË:

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pezullimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës lidhur me caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës, deri më 29 maj, Lidhja Demokratike e Kosovës shprehet e vendosur që, si edhe deri më tani, të respektojë në tërësi këtë vendim.

LDK-ja, me anë të marrëveshjeve politike, ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për formimin e Qeverisë së re.

LDK-ja mbetet e vendosur që, në përputhshmëri të plotë me normën kushtetuese, të krijojë Qeverinë e re.

LDK-ja dhe partnerët dje kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, të mbështetur nga 61 deputetë, sencë e cila do të mbahet pas vendimit final të Gjykatës Kushtetuese, meqë LDK-ja është e bindur se procesi i mandatimit të z. Avdullah Hoti është bërë konform normës kushtetuese dhe kompetencave kushtetuese që ka Presidenti i Kosovës.

Më shumë

spot_img