Kushtetuesja i dha të drejtë Thaçit, paralajmëron Vetëvendosje: Vendimi do shkaktojë revoltë qytetare

Publikuar tek: rajon, më 23:06 28-05-2020 Kushtetuesja i dha të drejtë Thaçit, paralajmëron Vetëvendosje: Vendimi do shkaktojë revoltë qytetare

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuara papritur mbrëmjen e sotme vendimin për kushtetutshmërinë e dekretit të Presidentit Hashim Thaçi, duke i dhënë të drejtë këtij të fundit.

Kushtetuesja vlerësoi se presidenti ka vepruar në përputhshmëri me nenin 82, paragrafi 2, të Kushtetutës me rastin e mandatimit të Avdullah Hotit për kryeministër nga LDK-ja. Për këtë vendim ka reaguar pak më parë ministri i Jashtëm në qeverinë Kurti Glauk Konjufca, një zë shumë i rëndësishëm në Vetëvendosje.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Konjufca e ka quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës, ndërsa ka thënë që ky vendim do të shkaktojë “revoltë qyrtetare”.

“Revolta vjen prej pakënaqësisë së natyrshme që nuk ka me pasë të votohet më në Kosovë dhe tash e tutje krijohet një sistem politik në të cilin nëse nuk e ke fituar 51 % të votave, nuk ke fituar asnjë votë. Gjithçka më pak se 51 e votave, ia garanton partnerit të koalicionit që të të rrëzojë kur të dojë dhe të bëjë marrëveshje brenda 25 minutave me partitë opozitare”, u shpreh Glauk Konjufca.

LEXO EDHE: Gjykata Kushtetuese publikon papritur vendimin

Njoftim Për Vendimet Nga Se... by Newsbomb Albania on Scribd

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010128974914551
array(1) { ["section"]=> string(106) "kushtetuesja-i-dha-te-drejte-thacit-paralajmeron-vetevendosje-vendimi-do-shkaktoje-revolte-qytetare-208216" }